
Shtetet e Bashkuara të Amerikes i dhurojnë Forcës Ajrore shqiptare tre helikopterë të tipit “Black Hawk” duke rritur kështu kapacitetet operacionale. Kontrata për marrjen e helikopterëve është firmosur nga ministra e mbrojtjes Olta Xhaçka ne gardën kombëtare te Nju Xhersit. Forca Ajrore shqiptare do të modernizohen më tej falë mbështetjes së Departamentin Amerikan të Mbrojtjes. Ministrja e quajti ketë dhurate te merituar për kontributin që japin Forcat e Armatoura nëpër misione dhe jo vetëm. “Mbështetja që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë përmes paketës të suportit, jo vetëm modernizon kapacitetet tona por rrit edhe gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës tonë Ajrore” tha ministrja e mbrojtjes. Ministria e mbrojtes njofton se në verë, pilotët dhe teknikët e Forcës Ajrore do të nisin trajnimin e për përdorimin e helikopterëve “Black Hawk” në Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, e cila do të kujdeset gjithashtu, edhe për mirëmbajtjen Helikopteret “Black Hawk” janë bërë pjese e ushtrisë amerikane qe prej vitit 1978 dhe kane fituar reputacion si një nder llojet e helikopterëve me te fuqishëm ne mbarë botën. Fillimisht u projektuan si helikopterë transporti në zonat e konfliktit, por në vitet e mëvonshme iu shtuan edhe sisteme armatimi, siç janë raketat ajër-ajër, ajër-tokë si edhe mitralozat e rendë. Prodhohet në disa variante sipas nevojave që ka patur ushtria, apo marina amerikane. Helikopterët "Black Hawk" kanë shërbyer në të gjitha zonat e konfliktit ku është përfshirë ushtria amerikane dekadat e fundit, si Iraku dhe Afganistani, Fajkonje e zi kane një kanë një rezistencë të madhe në zona me temperatura të larta, por edhe një kosto më të lartë mirëmbajtjeje se sa "Cougar-ët" që Forcat Ajrore Shqiptare aktualisht kane përdorim. Neës 24 mëson se Shtetet e Bashkuara do te dhurojnë te tjerë helikopter “Black Haëk” ne vitet ne vijim siç e parashikon kontrata qe ministrja e mbrojtës nënshkroi ne Gardën Kombëtare të Nju Xhersit. Mësohet se helikopterët e dhuruar janë ne gjendje shume te mire operacionale dhe të përdorur me parë. Copyrighted by News24 Albania
Amerika na dhuron tre “Black Hawk”. Forca Ajrore shqiptare më operacionale! - YouTube |
| Likes | Dislikes |
| 26,092 views views | 100,818 followers |
| News & Politics | Upload TimePublished on 20 Apr 2019 |
Không có nhận xét nào:
Đăng nhận xét