
Për vite me radhë, marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë e Turqisë janë udhëhequr nga bashkëpunime të shumta në fusha të ndryshme, madje ky shtet është shpallur partner strategjik për vendin tonë. Për të konsoliduar edhe më shumë mardhëniet mes dy shteteve, veccanërisht në fushën e arsimit, universiteti Luarasi ka pritur sot në një takim të hapur Ambasadorin e Turqisë, z. Murat Ahmet Yörük. Kryetari i Bordit të Administrimit në “Luarasi”, Dashnor Dervishi vlerësoi ekperiencën e tij si ambasador i Shqipërisë në Turqi vite më parë. Ai theksoi se miqësia me Turqinë do të reflektohet edhe më shumë nëpërmjet bashkëpunimeve të mëtejshme në arsim e ekonomi.“Është një kënaqësi e madhe të kemi ambasadorin e Turqisë në universitetin tonë. Edhe Shqipëria me politikën e saj të jashtme nëpërmjet mardhënieve miqësore e vëllazërore që ka me Turqinë, rregullon ekuilibrat e veta me vendet e tjera fqinjë. Ne do të donim që kjo miqësi, kjo traditë, kjo histori e përbashkët midis vendeve tona të reflektohet më shumë në marrëdhëniet ekonomike. Nëpërmjet ambasadorit, të gjejmë hapësira më të mëdha për të shtrirë bashkëpunimin tonë në fushën e arsimit”,-bëri me dije Dervishi.Ambasadori i Turqisë, z. Murat Ahmet Yörük tha se Shqipëria e meriton të jetë pjesë e Bashkimit Europian pasi transformimi ndër vite ka qënë pozitiv. Sipas tij, bashkëpunimi mes Turqisë dhe Shqipërisë do të jetë edhe më i ngushtë. “Turqia dhe Shqipëria gjithmonë kanë pasur mardhënie shumë të mira dhe speciale e të dyja vendet ecin përkrah njëra-tjetrës edhe në ditët e sotme. Kjo mardhënie e mirë na shtyn të kemi një bashkëpunim edhe më të ngushtë mes dy shteteve. Shqipëria e meriton të jetë pjesë e bashkimit europian, pasi në gjithë këto vite është transformuar pozitivisht. Shoqëria shqiptare është shumë dinamike, shumë e integruar dhe ka një vend strategjik në hartën europiane. Gjithashtu ka qënë faktor stabilizues dhe ka potencial ekonomik për tu zhvilluar shpejt. Do ishte kënaqësi të bashkëpunonim më shumë me universitetet shqiptare, në shkëmbimin e studentëve pedagogëve dhe kërkimin shkencor”,-tha ambasadori turk. Rektori i universitetit, prof.dr. Ethem Ruka i cilësoi si të shkëlqyera madhëniet mes dy vendeve duke shtuar se bashkëpunimi universitar mund të rritet jo vetëm falë shkëmbimit të studentëve e pedagogëve, por edhe me ngritjen e grupeve të përbashkëta kërkimore. “Ky është një dimension tjetër i universitetit Luarasi, i cili është i hapur dhe ndaj faktorit ndërkombëtar. Do të dëshiroja që këtë dialog ta vazhdojmë me mundësinë që të rrisim bashkëpunimin universitar midis dy vendeve, jo vetëm thjesht me shkëmbim studentësh dhe pedagogësh, por pse jo duke ngritur dhe grupe të përbashkëta kërkimore në fushat që ne na interesojnë”,-theksoi Ruka në fjalën e tij. Bashkëpunime të tilla ndërkombëtare, do të ndihmojnë në formësimin e studentëve, duke sjellë pranë tyre praktikat dhe modelet bashkëkohore. Në këtë mënyrë do të krijohet mundësia e shkëmbimit në universitetet jashtë vendit, edhe nëpërmjet bursave që do të ofrohen për studentët e interesuar. Copyrighted by News24 Albania
Ambasadori turk në “Luarasi”: Shqipëria e meriton të jetë në BE - YouTube |
| Likes | Dislikes |
| 494 views views | 100,818 followers |
| News & Politics | Upload TimePublished on 11 May 2019 |
Không có nhận xét nào:
Đăng nhận xét