
Dy prokurorët e Krimeve të Rënda që po hetojnë dosjen 339, e cila u bë e njohur pasi një sërë përgjimesh brenda saj lidhën funksionarë të lartë të Partisë Socialiste me një grup të dyshuar për trafik narkotikësh, të përfshirë në fushatën elektorale dhe blerje e frikësim votuesish, njoftuan dërgimin në gjykatë të një pjese të dosjes pagëzuar si “339/2” me të akuzuar ish-deputetin dhe ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko. Çuko dhe katër persona të tjerë, përfshi të arrestuar për akuza të grupit kriminal dhe trafikut të narkotikëve, akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për korrupsion pasiv dhe aktiv të funksionarëve të lartë. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me datë 19.06.2019 ka paraqitur kërkesë për gjykimin e çështjes penale nr. 339/2 të vitit 2016 në ngarkim të të pandehurve”, thuhet në një njoftim të prokurorisë. Veç Çukos nën akuzë janë edhe Qerim Musha, Olsi Karagjozi, Artur Balla dhe Denis Llaftiu. BIRN nuk mundi të kontaktonte me avokatët e të akuzuarve. Pas arrestimit avokati i Çukos, Maks Haxhia u tha mediave se i mbrojturi prej tij nuk e kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej. Haxhia pretendoi atëherë se ish-deputetit socialist, Arben Çuko, nuk kishte pranuar transferimin e të burgosurit nga burgu i Burrelit në atë të Peqinit. Sipas prokurorisë kjo ka ndodhur, por trasferimi është bërë në një burg tjetër. “Si rezultat i përdorimit të këtyre metodave të hetimit, nga përgjimi i bisedave telefonike të të pandehurve Arben Çuko, Artur Balla, Qerim Musha, Olsi Karagjozi, Denis Llaftiu, është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e këtyre personave, të cilët kundrejt dhënies dhe përfitimit të paligjshëm në vlera monetare dhe materiale, kanë realizuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi nga vendi i vuajtjes së dënimit në IEVP Burrel, në një vend tjetër vuajtje dënimi, sipas preferencës së vetë të dënuarit, në IEVP Fier”, thuhet në komunikatën e shpërndarë nga prokurorët e çështjes Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Një investigim i BIRN dhe Zërit të Amerikës më herët zbuloi nga përgjimet e Çukos edhe ndikimin politik në emërimet në burgje dhe falsitetin e konkurseve publike apo ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë dhe deputetë të Partisë Socialiste. “Ki parasysh që Lushnja nuk ka asnjë vend bosh, Fieri ka 20 vende dhe kanë sjellë 200 veta. Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe të gjithë ishin listat e partisë. E kishin të qartë ata, hajt se po i fusim në burgje,” thotë Çuko në një prej transkripteve që BIRN ka parë. Po ashtu përgjime të pjeshme të nxjerra po prej kësaj dosje zbuluan angazhimin e të akuzuarve për “trafik narkotikësh” dhe “grup të strukturuar kriminal” në blerje votash e frikësim votuesish në zgjedhjet e vitit 2017 dhe lidhjet e tyre me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Dako i ka mohuar akuzat. Të akuzuarit e tjerë në këtë pjesë të dosjes së dërguar për gjykim janë shoferi i Çukos, i burgosuri Karagjozi, një ndërmjetës dhe Denis Llaftiu që po ashtu është në akuzë për trafik narkotikësh dhe vepra të tjera penale. Copyrighted by News24 Albania
Përgjimet e “dosjes 339”, prokuroria çon për gjykim ish-deputetin Arben Çuko - YouTube |
| Likes | Dislikes |
| 759 views views | 100,818 followers |
| News & Politics | Upload TimePublished on 21 Jun 2019 |
Không có nhận xét nào:
Đăng nhận xét