
"Nuk po jemi mjaftueshëm agresivë", kështu u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha gjatë mbledhjes së sotme të opozitës, ku edhe u publikua platforma me detyrat e qeverisë tranzitore. Gjatë fjalës së tij, Basha theksoi edhe njëherë se kusht i panegociueshëm është largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit, duke e cilësuar si përdhunues serial të zgjedhjeve. "Nuk po jemi mjaftueshëm agresivë ne po kërkojmë që kjo qeveri nuk mund të jetë. Kjo qeveri dhe ky kryeministër është përdhunues serial i zgjedhjeve, prandaj kusht paraprak është largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Mjetet janë para syve të çdo shqiptari. 10 javë më parë nisi një aksion dhe ne jemi të vendosur ta vazhdojmë këtë aksion jo për të bërë karshillik, por nuk ka asnjë instrument tjetër. Përballë dhunës çdo popull reagon si ne dhe do e çojnë edhe më tej reagimin. Ne jemi të vendosur të tregojmë se kështu nuk do të vazhdohet. I bëj thirrje qytetarëve të bashkohen duke filluar edhe ditën e sotme nga ora 18:00-20:00, si një akt i mosbindjes civile. Janë njerëzit e Edi Ramës që helmojnë shqiptarët. Nuk ka rrugë tjetër përveç përballjes. E përsëris se në demokraci në Europë i është prerë koka mbretërve dhe kjo ka prodhuar ndarjen e pushteteve. Çështja e dytë jam plotësisht dakord me ju që ne nuk duhet të lëmë karagjozë për të prodhuar ambient për falsifikimin, që të krijojë edhe opozitë karagjoze. Padyshim përgjegjësia është e partive politike. PD është prej 1 viti brenda një transformimi të thellë. Duke prezantuar për herë të parë sistemin e primareve', tha Basha. Copyrighted by News24 Albania
Basha kërcënime të hapura Ramës: Të fortin bëje jashtë autoblindave, mos i kalo caqet e tua - YouTube |
| Likes | Dislikes |
| 3,923 views views | 100,818 followers |
| News & Politics | Upload TimePublished on 12 May 2019 |
Không có nhận xét nào:
Đăng nhận xét